Ministri polak jep dorëheqje pas planit të BE-së për të zgjatur importet e grurit të Ukrainës pa taksa

Ministri polak i Bujqësisë, Henryk Kowalczyk, dha dorëheqjen nga posti i tij të mërkurën për atë që ai tha se ishte projektvendimi i Komisionit Evropian për të zgjatur importet pa taksa dhe pa kuota të grurit nga Ukraina në shtetet anëtare deri në qershor 2024.

“Meqenëse është shumë e qartë se postulati bazë i fermerëve nuk do të përmbushet nga Komisioni Evropian, unë kam marrë një vendim dhe kam dhënë dorëheqjen nga funksioni i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, tha Kowalczyk në një deklaratë, raporton CNN, transmeton kk.

Fermerët në vendet fqinje me Ukrainën, përfshirë Poloninë, kanë shprehur shqetësime për efektet e rritjes së importeve të grurit ukrainas në çmimet e tyre të drithit, tha Komisioni Evropian në një deklaratë në mars.

Javën e kaluar, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u kërkoi udhëheqësve të BE-së të përdorin “të gjitha instrumentet” për të “kufizuar ndikimin” e fluksit të grurit ukrainas në tregjet e vendeve fqinje të Ukrainës.