Mexhiti për furnizimin e “Trikafta”: Nuk varet gjithçka nga ne

Edhe pse janë votuar ndryshime ligjore, ecën ngadalë furnizimi i ilaçit “Trikafta”. Ministri i Shëndetësisël, Fatmir Mexhiti thotë se problemin e ka trashëguar dhe se pasi që ai është në këtë funkson në dy muaj e kaluar, i cili më parë nuk ka ekzistuar.

Nuk precizoi kur më së voni do të arrinte “Trikafta” dhe për pacientët e tjerë që e presin, ndërsa në thënien se Asociacioni për fibrozë cistike paralajmëroi edhe protesta, u përgjigj se “nuk varet gjithçka nga ne”.

“Ka procedura dhe tendera ligjore dhe nuk mund të paragjykoj me një afat ligjor. Është gjithashtu mosmirënjohje. Ne duam ta zgjidhim atë problem sa më shpejt dhe që nga dita që jam bërë ministër jam marrë çdo ditë me atë problem. Ne formojmë procedura dhe protokolle të sakta, diskutojmë çdo ditë edhe vendin ku do të trajtohen në mënyrën më të mirë pacientët me fibrozë cistike, në mënyrë që të jetë më jetëgjatë, efektive dhe më cilësore. Është një çështje më e ndjeshme dhe nuk po rrimë duarkryq. Ne po bëjmë gjithçka që pacientët e tjerë të marrin ilaçin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta zgjidhim atë problem një herë e përgjithmonë… Që pacientët të marrin një ilaç inovativ dhe më pas kompetentët në komisionin e ekspertëve të vendosin se kush është pacienti më i rrezikuar të marrë terapi”, tha Mexhiti pas prezantimit në platformën E-shëndeti.

Në pyetjen nëse sërish pacientët do të kthehen në spitalin për fëmijë “Kozle” u përgjigj se shqyrtohen të gjitha mundësitë se si do të jetë më mirë për ta dhe në komisionin e formuar janë të anëtarësuar edhe pacientë me fibrozë cistike.