Marotta është i qartë, nëse Inzaghi largohet do të jetë Conte tentativa e parë

Simone Inzaghi e ka të qartë që po ecën në parvaz për sa i përket të ardhmes së tij dhe sonte do të takohet me Vincenzo Italiano, i cili konsiderohet ndër kandidatët e pranueshëm për zëvendësimin e tij të mundshëm.

Sipas “Tuttosport”, në realitet është Antonio Conte fantazma e madhe që rri pezull mbi kokën e tij, zgjedhja e parë e Marotta nëse Inzaghi shkarkohet.

Përveç Contes, përmenden edhe emrat e Mourinho dhe Simeone, por rrugët nuk janë të lehta që të çojnë te këta të dy. De Zerbi dhe Thiago Motta gjithashtu janë dy opsione, por Marotta është i bindur se nëse Inzaghi shkarkohet, tentativa e parë do të jetë rikthimi i Antonio Conte, trajneri shumë i dashur nga tifozët zikaltër.