Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria i shkëmbejnë përvojat në procesin e bisedimeve me BE-në

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishqeviq, në takimin rajonal të ekspertëve “Le të sundojë drejtësia me rajonin” në Beograd, deklaroi se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i shkëmbejnë përvojat në procesin e bisedimeve me BE-në, informoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Takimi rajonal i ekspertëve “Le të sundojë drejtësia me rajonin” i organizuar në Beograd nga Konventa Kombëtare për BE-në në Serbi, në të cilin mori pjesë edhe koordinatori i Konventës Kombëtare për BE-në në Serbi, Bojana Selakoviq, koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE në Maqedoninë e Veriut, Mileva Gjurovska, koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE-në në Shqipëri, Gledis Xhipali dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Serbi, Teodorus Antonius Rajntes.

Mishçeviq në takim ka deklaruar se shoqëria civile është balancues dhe promotor i reformave, gjë që i vë në dukje shtetit zhvillimet e reja dhe nga ana tjetër shteti përpiqet të përmbushë atë që është realisht e arritshme.

“Konventat në rajon ekzistojnë dhe ishin dhënë si propozim i cili në një moment u bë shumë i pranishëm. Konventat kombëtare janë model të cilin e ndërmorëm nga ajo që është e njohur si përvojë e Sllovakisë në procesin e bisedimeve”, tha Mishçeviq.

Ajo shtoi se që nga vetë fillimi është definuar roli i konventave si platformë themelore, e cila tani numëron më shumë se 800 organizata.

“Flluam të mësojmë nga kolegët tanë se si të negociojmë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sepse Maqedonia e Veriut ishte e para që e bëri atë në Ballkanin Perëndimor, dhe më pas ishte koha për t’ia kthyer, kështu që në vitet e fundit ne kemi transferuar përvojën nga procesi i negociatave”, tha Mishçeviq.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende të cilat së pari i filluan bisedimet, që nga fillimi sipas metodologjisë së re dhe se Serbia mund të mësojë për zbatimin e metodologjisë së re në bazë të përvojës së tyre.

“Nga ana tjetër, ne mund të ndihmojmë për të transmetuar përvojat e mira dhe të këqija nga puna e mëparshme në procesin e negociatave ndërmjet konventave dhe qeverisë, si bëhet përgatitja e dokumenteve dhe si prezantohet në Bruksel dhe atë që po përpiqemi të mësojnë”, tha Mishçeviq.