Manipulimi me fitra vepër penale

Pse gënjehet që po mblidhet fitri për medresantët! Ku janë medresantët sot? Fatkeqësisht, sot më shumë kemi medresantë të punësuar në shërbime sekrete e në administratë shtetërore sesa në administratën e BFI-së! Në BFI-në e sotme kemi dhjetra pensionistë, pleq, të cilët edhe marrin pension por edhe punojnë edhe më tej në BFI duke marrur rrogë, ndërsa medresantët, kuadri me përgatitje solide, madje edhe nëpër universitetet prestigjioze arabe, shëtiten poshtë-lartë nëpër rrugët e Perëndimit duke kërkuar ndonjë angazhim ditor

Nga: Mr. Eset Shaqiri

Fitri është një formë sadakaje, një detyrim i robit dhe i të lirit, i të voglit dhe i plakut, i mashkullit dhe femrës. Ky veprim human, gatise koletiv, kryhet sidomos kah fundi i muajit Ramazan. Tubohet dhe u shprndahet të varfërve, me qëllim që edhe ata të kenë mundësinë për ta shtruar dhe për ta pasur të begatshme sofrën e Bajramit! Jepet në fund të agjërimit me qëllim që të bëhet pastrimi i agjëruesit nga ndonjë e metë (përgojim, fjalë e keqe etj.) që mund ta ketë përcjellë agjruesin gjatë këtij muaji përplot me ibadete. Pa dyshim, pjesa tjetër u shpërndahet kategorive të përcaktuar edhe me Kuran: “Allahu e caktoi obligim, që lëmosha (zeqati, fitri etj.) t’ju takojë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhen përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.” (Et Teube, 60)
Natyrisht, më vonë, kur u hapën institucionet arsimore fetare (medresetë), popullata jonë myslimane sikur e bëri traditë që fitrin ta dorëzojë në këto vatra shkollore me qëllim të përgatitjes së kuadrit profesional fetar. Por, në momentin kur medresantët filluan ta vetëfinancojnë shkollimin e tyre, në momentin kur kjo shkollë do të financohet edhe prej shtetit, atëherë, pse duhet të grumbullohet fitri në emër të Medresesë! A nuk është ky një manipulim dhe, a nuk është manipulimi vepër penale! Fatkeqësisht, kjo vepër penale Bashkësinë Fetare Islame e ka shndërruar pjesërisht edhe në “institucion mashtrimi dhe gënjeshtre”, në ditë me diell manipulon dhe, deri më sot, nuk ka institucion që t’i dalë përpara dhe ta ndëshkojë manipulatorin. Po kur manipulimi bëhet në emër të fesë islame kjo i konvenon institucioneve shtetërore!
A lejohet që fitri dhe zeqati, i mbledhur ne emër të të varfërve, i dhuruar nga ata që dëshirojnë që para Zotit të Madh të dalin sa më të pastër, të shpenzohet duke paguar iftare për popa e për politikanë, për pasanikë e për ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë agjëruar, për ata që janë deri në gushë të zhytur në mëkate, në zina, në alkool, në intriga e në projekte antiislame?
A lejohet që ky buxhet i dedikuar për të varfër të shpenzohet për mëditje derisa funksionarët e BFI-së shëtiten poshte e lartë dhe derisa i shtrojnë vetes “iftare solemne”, ndërkohë që nuk pati ndonjë projekt me të cilin do t’i dilej në ndihmë të gjithë të varfërve myslimanë të vendit përgjatë tërë muajit të Ramazanit!
Pse gënjehet që po mblidhet fitri në emër të Medresesë! Pse po na gënjenë Shaqir Fetai për çdo muaj duke na thënë se “tash u bë akreditimi i Medresesë”. Ai nuk iku vjet në haxh duke thënë se Arafat për të sivjet është akreditimi i Medresesë. Ngeli i gjori edhe pa Arafat (pa Haxh) por edhe pa akreditim! Po vie edhe koha e ndarjes së diplomave për medresantët! Çfarë do t’ju thotë atyre, çfarë do t’ju thotë prindërve të tyre! Do t’i gënjejë edhe sivjet se akreditimi u bë dhe se ata mund të regjistrohen ku të dëshirojnë?
Ku janë medresantët sot? Fatkeqësisht, sot më shumë kemi medresantë të punësuar në shërbime sekrete e në administratë shtetërore sesa në administratën e BFI-së! Në administratën e BFI-së së sotshme kemi dhjetra pensionistë, pleq, të cilët edhe marrin pension por edhe punojnë edhe më tej në BFI duke marrur rrogë, kemi të punësuar që në dy-tri vende marrin rrogë, ndërsa medresantët kuadri me përgatitje solide, madje edhe nëpër universitetet prestigjioze arabe, shëtiten poshtë-lartë nëpër rrugët e Perëndimit duke kërkuar ndonjë angazhim ditor!
A i njeh xhemati ynë medresantët, a i di se kush janë ata, sa po përgatiten për të ardhmen e islamit, kush po i përgatit ata, si po i përgatit! Më herët, kjo dihej, sepse ishte praktikë që, gjatë Muajit të Agjërimit, nëpër xhamitë e vendit të angazhoheshin edhe medresantët, madje edhe të shpërndaheshin nëpër xhamitë e vëllezërve tanë në diasporë! Mbanin ligjerata, kryenin obligime fetare, xhemati mburrej me ata, xhemati praktikisht i shihte dhe krenohej me fitrin, me zeqatin, me kontributin e vet! Kishte nga ata që derdhnin lotë gëzimi tek i verente medresantët HOXHALLARËT E ARDHSHËM, kisht nga ata që hidhëroheshin nëse nuk u vinte rendi për t’ua shtruar një iftar medresantëve të angazhuar në terren, kishte nga ata që bindeshin për ta udhëzuar femijën e vet për ta vijuar këtë shkollim.
Sot nuk i ke askund medresantët! Nuk i ke të përfshirë as në ligjerata, as në “akademi shkencore”! Intrigantët dhe munafikët që organizojnë “akademi shencore” për pleqtë e rraskapitur, ku mungojnë studentët dhe medresantët! Natyrisht që do të mungojnë, sepse kush më mirë se medresantët dhe studentët do ta dijnë se “akademikët shkencor” nuk janë asgjë tjetër përveçse kuazimësues dhe manipulantë! Po pse parapëlqehen pensionistët dhe jo medresantët, kadri i ri? Sepse, pensionistët blihen me rroga, sepse pensionistët i duhen “drejtuesve” aktualë të BFI-së, sepse të rinjtë janë revolucionaristë, janë reformatorë ndërsa status quo-ja në institucion mbahet më lehtë me pensionistë, mbahet më lehtë me injorantë e intrigantë, të cilët, mund të hanë buk vetëm në grazhdin e superinjorantit dhe superintrigantit siç po na del aktualisht Shaqir Fetai!
Duke i injoruar kuadrot e veta që i prodhojnë e që janë shumëfish më të ngritur intelektualisht se “prodhuesit” e tyre, këta të BFI-së së sotshme kanë ardhur në derexhe që të kërkojnë “ligjerues” nga Kosova, nga Shqipëria e nga bota arabe, thuase xhemati ynë e “shkoqë” arabishten! Epo, si ndryshe të shpenzohen fitrat dhe zeqati i myslimanëve tanë nëse jo nëpër “iftare gllamuroze”, të shtruar për të mëkatshmit dhe për ata që Medresenë tonë as që denjojnë ta akreditojnë formalisht, pa pasur kurrfarë obligimi financiar ndaj kësaj vatre arsimore! Apo, krejt kjo bëhet për politikë, për t’i nxjerrë sa më të mirë pikërisht ata që nuk e duan as medresenë dhe as fenë! Të përdoret fitri dhe zeqati për qëllime politike fare meskine, ky është manipulim klasik dhe, një ditë, manipuluesit duhet të japin përgjegjsi, jo vetëm para Allahut xh.sh. por edhe para drejtësisë në këtë vend! Atyre duhet t’u bëhet me dije se, nuk kanë se çfarë të nisen për të dalur para Allahut të Githëdijshëm. Sepse, shkurt e qartë – ata, manipuluesit e fitrit, që të gjithë janë mëkatarë! Për këtë fakt myslimanët e vendit gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen, prandaj, çdo vit, po pakësohet numri i atyreve që paguajnë fitrin te BFI-ja, e cila, që tani bën me dije se “iftaret” për popat dhe stërpasanikët do t’i ketë “iftare tradicionale”!