Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Sevillas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” u zhbllokua herët kur Sabitzer realizoi për 1:0 në minutën e 14-të.
Sërish austriaku u shfaq në skenë për ta dyfishuar epërsinë e vendasve në minutën e 21-të.
Mysafirët arritën që të shënonin në minutën e 85-të pas një gabimi të mbrojtësit të Unitedit, Malacia.
Por, krejt në fund të ndeshjes, Sevilla e realizoi edhe golin e barazimit, duke marrë një rezultat tejet pozitiv nga sfida e parë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Spanjë.