LSDM reagoi se VMRO-DPMNE, në krye me Hristijan Mickoskin po shpërndan të pavërteta kundër ndërtimit të akseve të autostradës. Thonë se është gënjeshtër se shteti do të paguaj penale nëse Kuvendi nuk e voton pakon me propozim ligjet për ndërtimin e korridore 8 dhe 10 D. Demantojnë gjithashtu se 70% e punëtorëve do të jenë nga vendet e huaja. “Ligji për ndërtimin e korridoreve është i qartë, thonë nga LSDM, duke cituar nenin 11 ku parashihet që më së paku 51% e resurseve të angazhuara të jenë lokale. “Akuzat e Mickoskit për mënyrën e re të ndërtimit, me faza, me të cilën sigurohet shpejtësia dhe efikasiteti në ndërtimin e Korridoreve tregon se hajka që po udhëheq është për arsye politike dhe fitimprurëse dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Kaosi që bëri VMRO-DPMNE me aksin Kërçovë-Ohër, nuk do të lejojmë të ndodhë më”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët malore thonë nga LAMM
- FMN: Rritja ekonomike në Maqedoni do të ngadalësohet, inflacioni do të rritet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
- Alarm për vogëlushen e veshur kuqezi, heshtje për manipulimet: RTVM dhe Agjencia e Mediave me dy palë standarde!
- Kurti “dridhë” politikanët hajna: Çdo cent i vjedhur do ti kthehet qytetarëve!
- Kasami në ditën e autizmit: Mbështetje për nxënësit me nevoja të veçanta në Tetovë
- Rrëzohen gurë në rrugën Pejë–Rugovë, rrezikohet siguria e shoferëve sipas medias lokale
- Transporti publik në Shkup ndryshon orarin nga e shtuna
- Tre të dënuar përleshen me sende të forta dhe thika në Burgun e Idrizovës, një person dërgohet në spital
- Osmani organizoi sonte pritje me rastin e largimit nga detyra, zyrtarja e BE’së e falënderon për bashkëpunimin
- Filipçe: Mickoski nuk ka kapacitet dhe as njohuri për të udhëhequr shtetin, ai di vetëm të blejë dhe të shesë rrymë