LIVE| Nis procesi i dëgjimit të dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve (VIDEO)

10:22 – Dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve është grua

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Dëshmitarja e parë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve është grua, njofton Klan Kosova.

Si zakonisht, asaj do t’i fshihet identiteti dhe zëri gjatë dhënies së dëshmisë së saj.

09:56 – Nis procesi i dëgjimit të dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.