Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli në konferencën për shtyp për të hedhur dritë mbi rastin “Negreira” dhe shkoi në kundërsulm duke prekur edhe Real Madrid.
“Nuk na pëlqen të fitojmë për arsye të favorizimit të arbitrave. Ka klube të tjera, veçanërisht një që është paraqitur në këtë proces, i cili historikisht është favorizuar nga arbitrat, është konsideruar si një skuadër e regjimit.
Për shkak të afërsisë me pushtetin politk dhe ekonomik, mendoj se vlen të theksohet se për 7 dekada shumica e kryetarëve të Komisionit të Gjykimit kanë qenë ish-anëtarë, ish-lojtarë apo ish-trajnerë të Real Madrid, në disa raste të gjithë bashkë.
Që ky klub të dalë përpara dhe të thotë se ndihet i ofenduar në periudhën më të mirë sportive në historinë e Barcelonës. Kjo padi do të shërbejë për t’i demaskuar ata. Është një ushtrim cinizmi i paprecedentë”, ka deklaruar Laporta.