Langarde: Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë, kemi ende rrugë për të bërë

Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane duhet të ketë sukses në uljen e inflacionit drejt objektivit prej 2%, tha presidentja e bankës, Christine Lagarde në një konferencë shtypi në Paris.

Ajo beson gjithashtu se ka “ende disa rrugë për të bërë” për të shtrënguar politikën monetare përballë inflacionit, i cili është “shumë i lartë në raport me objektivin”.

“Kohëzgjatja e këtij kursi padyshim do të varet nga faktorë të ndryshëm dhe në veçanti nga ndikimi i problemeve financiare që përjetuam,” paralajmëroi Lagarde, duke iu referuar krizës që tronditi sektorin bankar në mars pas rënies së dy bankave amerikane.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo