Konjufca: Pa partitë serbe në zgjedhjet e veriut, s’ka Asociacion

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e 23 prillit, nuk mund të ketë formim të Asociacionit.

Sipas tij, Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e paralajmëruara më 23 prill, nuk ka formim të Asociacionit”.

“Mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare që të lëvizë, para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Nuk mund që të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë”.

Konjufca ka thënë se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje ka përfunduar.