Konjufca bën homazhe në Sllovi: Optimist se krimet serbe do të ndëshkohen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në shenjë nderimi për dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, bëri sot homazhe pranë lapidarit të të rënëve të këtij fshati.​

Gjatë bashkëbisedimit me banorë, u kujtuan ngjarjet e ndodhura në fshatin Sllovi dhe krimet serbe të kryera në atë kohë.

Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve tanë ka pasur kuptim për gjeneratat e reja, duke e gëzuar lirinë e sotme, njofton Klankosova.tv.

Dënimin e krimeve serbe i pari i Kuvendit e konsideroi proces të vështirë, por u tregua optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën.

Rikujtojmë se më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat pushtuese të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajashëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo