Burussia Monchengladbach, me fjalët e drejtorit sportiv Roland Virkus të raportuara në faqen e klubit, u thotë lamturë dy protagonistëve të sezoneve të fundit. Pas Lars Stindl, Marcus ?Thuram dhe Ramy Bensebaini do të largohen gjithashtu nga klubi gjerman, të dy kontratat të së cilëve skadojnë në qershor.
“Është për të ardhur keq që nuk i zgjasin kontratat që skadojnë, sepse të dy kanë dhënë shumë në aspektin sportiv në katër vitet e fundit. Gjatë viteve të fundit ka qenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë për të sjellë lojtarë të tillë të talentuar, për t’i ndihmuar ata të rriten dhe në një moment, t’i lejmë të shkojnë sepse nuk mund t’i mbajmë përgjithmonë.
Idealisht do të kishim bërë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tyre, por fatkeqësisht nuk po ndodh kështu. Të tre ata na kanë ndihmuar shumë, prandaj meritojnë një përshëndetje të duhur”, është shprehur drejtori sportiv i klubit gjerman./ h.ll/abcnews.al
Sport Borussia Monchengladbachlargim me parametra zeroMarcus Thuram
Të ngjashme
VIDEO/ Hoffenheim rikthehet te fitorja, Koln ndan pikët me Borussia Monchengladbach
Newcastle gati të “zbrasë xhepat” për Thuram, klubi anglez sfidon edhe Interin
Inter bën gati transferimet e para për verën, mesfushori i Liverpool gjithnjë e më afër “zikaltërve”