Në kuadër të xhiros së 23-të të Ligës së Tretë të Futbollit të Maqedonisë – Veri, Ekipi kumanovar KF Bashkimi mposhti ekipin e BVK Konjare nga Shkupi me rezulatin 1:0.
Derbi në mes dy ekipeve rivale u luajt para një numri të madh të shikuesve që kalonte numrin e 3.000 shikuesve.
Golashenues i vetëm ishte mesfushori, Ylber Alili, i cili shënoi një super gol nga gjuajta e lirë në minutën e 59, me çka i siguroi 3 pikë vendimtare për KF Bashkimin, duke mundur rivalin kryesorë të ligës.
KF Bashkimi thuajse gjithë ndeshjen e zhvilloi me një lojtar më pak, pasi që Alajdin Alili në minutën e 10-të mori karton të kuq.
KF Bashkimi me fitoren e sotme është para zyrtarizimit të pasnmanit në balotazhin për Ligën e dytë.