Kathy Griffin ka zbuluar se ajo është diagnostikuar me PTSD. Në një video që ajo postoi në TikTok, komediania foli për PTSD dhe u kërkoi ndjekësve të saj këshilla se si të menaxhojnë ankthin dhe depresionin.
“Le të flasim për PTSD. Unë kurrë nuk kam folur publikisht për këtë më parë”, tha ajo. “Mund të qeshësh, mund të bësh çfarë të duash, por unë u diagnostikova me çrregullim kompleks të stresit post-traumatik dhe ata thanë se rasti im është jashtëzakonisht serioz”.
“Ata prej jush që e dinë historinë time do ta dinë se e gjithë kjo filloi rreth pesë vjet e gjysmë më parë”, vazhdoi ajo, duke iu referuar vitit 2017, kur pozoi me një figurë të gjakosur të kokës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, gjë që i kushtoi asaj aq shumë në nivel profesional dhe personal.
Ajo shpjegoi se më pas, sikur u përpoq të “zhdukej”. Aktorja kaloi muaj duke u larguar nga shtëpia, ndërsa merrte “çdo pilulë që mundi të gjente”. Edhe diagnoza me kancer, në vitin 2021, nuk e ndihmoi shumë situatën.
@kathygriffin Never talked about this publicly. I have lots of tools, but it is extremely intense. I’ve never experienced anything like this in my life. If you’re someone who also deals with this, I am sending you lots and lots of #love. ##PTSD##Depression##Anxiety##ComplexPTSD ♬ original sound – realkathygriffin
Në gusht të atij viti, në fakt, ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërive të saj. “Nuk kam më kancer!”, do të thoshte në emisionin e Jimmy Fallon, po atë dhjetor.