Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, nga ku dha dhe një parashikim për jetëgjatisinë e tij të qëndrimit në pushtet, duke nënkuptuar se ai do jetë në drejtimin e vendit të paktën edhe për 7 vitet e ardhshme.
“ELBASAN – Në kantierin e Automotoparkut, ku po ndërtojmë një platformë të re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit, një hapësirë të re cilësore për rritjen e sigurisë rrugore, po edhe një mundësi të re të jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta.
Ambicia ime është që deri në 2030, FORMULA UNO të ketë integruar në kalendarin e saj, Elbasan/ALBANIA GRAND PRIX”- përfundon mesazhin e tij nga Elbasani Edi Rama pas takimeve qe ai zhvilloi.