Ish-ministri i drejtësisë shkon ambasador në Beograd

Profesori universitar dhe ish-ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski do të jetë ambasador i Maqedonisë së Veriut në Serbi, mëson jozyrtarisht “Fokus”.

Por profesori universitr i pyetur nga mediat ka theksuar se deri tani nuk ka asgjë zyrtare. Tupançevski deri në fillim të këtij viti ishte ministër i drejtësisë, që u zëvendësua nga Krenar Lloga, pas rikonstruimit të Qeverisë dhe hyrjes së ASH-së.