Interi e mposht Juventusin, kualifikohet në finale të Kupës së Italisë
Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për këtë edicion.
Zikaltrit triumfuan në shtëpi 1:0 ndaj Juventusit, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Ndeshja e parë e cila u mbyll baraz 1:1 la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, shkruan Gazeta Express.
Ishte një gol i hershëm që vendosi finalistin e parë.
Dimarco realizoi në minutën e 15-të pas asistit nga Barella, për t’ia dhuruar fitoren dhe kualifikimin në finale Interit.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi në finale do ta pres fituesin e duelit Cremonese-Fiorentina.
Dueli i parë u mbyll me fitore 2:0 të Fiorentinas.