Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka bërë parashikimin e tij se kush do të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve, në një vit ku duket se favoritët janë më pak të qartë se kurrë.
Ish-portieri spanjoll bëri një analizë së fundmi në “DAZN”, të cilën e mbylli me një parashikim sa i përket finales së madhe.
Sipas Casillasit, në finale do të takohen Real Madridi dhe Napoli.
E përbashkëta e këtyre dy skuadrave është se garat e tyre për titull në La Liga, përkatësisht Serie A, konsiderohen pothuajse të përfunduara.
“Los Blancos” janë 12 pikë prapa Barcelonës pas 27 xhirove, ndërsa Napoli mban një avantazh prej 16 pikësh ndaj Lazios, pas 28 xhirove.
Kujtojmë se Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të takohet me Chelsean, kurse Napoli me Milanin.
Kampioni në fuqi i kësaj gare në rast se kualifikohet në gjysmëfinale, aty do të takohet me fituesin nga çifti Manchester City – Bayern Munich.
Në anën tjetër, napolitanët nëse shkojnë në gjysmëfinale, do të takohen me fituesin nga ndeshja mes Benficas dhe Interit.