I shpërtheu fishekzjarri, plagoset 8-vjeçari shqiptar në Greqi

Një djalë 8-vjeçar shqiptar është plagosur sot në Pylos të Greqisë, teksa po festonte Pashkët me familjen.

Sipas raportimeve nga mediat greke, i mituri ka gjetur një fishekzjarrë të paplasur pranë një kishe, dhe kur e ka marrë në i ka plasur dhe është lënduar në dorë.

Për fat të mirë i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.