Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku punonjësi i bashkisë Bato Dalipaj, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi.
Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për kryetaren socialiste të bashkisë.
Ai shprehet se në momentin që nuk ka pranuar të nënshkruajë formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.
“Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë. Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë. Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici“, u shpreh Dalipaj.