Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, dhe një nga iniciatoret e platformës “Liria ka emër”, në marshin e organizuar të dielën, ka thënë se është e bindur se sheshet e Prishtinës do të mbushen sërish kur ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kthehen nga Haga, raporton Ekonomia Online.Hoxha ka thënë se marshi i sotëm është në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së, pa të cilën, ajo ka thënë se as ky marsh nuk do të ishte i mundur.Para mijëra njerëzve që po marrin pjesë në këtë marsh, Hoxha tha se para 24 vitesh Prishtina ishte shndërruar në një qytet fantazmë, por se “ne u kthyem përsëri”.“Para 24 vitesh Prishtina ishte shndërruar në një qytet fantazmë. Lumi i njerëzve të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, kishin mësyrë stacionin e vjetër të trenit. Ai stacion që kishte qenë i mbyllur për më shumë se 10 vjet atë kohë, u hap atë ditë për të na dëbuar jashtë Kosovës në një rrugë pa kthim, por ne u kthyem e këto sheshe u mbushën prapë për të festuar çlirimin e pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.Tutje, Hoxha ka thënë se javët e fundit e ka rijetuar historinë e Kosovës, në takimet me familjarët dhe viktimat e luftës dhe se kjo e ka bërë ta kuptoj se sa fuqishëm duhet të luftohet për drejtësinë.“Si fotografe e re atë botë i mbaj mend shkrepjet e fytyrave me lot gëzimi kur të gjithë bashkë shënonim ato fitore të mëdha. E këto fitore epokale do të ishin të pamundura pa guximin, luftën dhe vetëmohimin e djemve dhe vajzave më të mira të këtij vendi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtyre dy javëve anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismailin e kam rijetuar historinë tonë. E kam ndjerë në dhimbjen e nënës Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Bajram. Përulësisht ju falënderoj nga zemra të gjithë juve që jeni me ne këtu sot.“UÇK-ja na bashkon pa dallim, thirrja për drejtësi na bashkon e unë jam e bindur që ky shesh do të buçojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë”, ka thënë ajo.Edhe iniciatori tjetër i këtij marshi, Ismail Tasholli, ka marrë fjalën para qytetarëve, duke thënë se UÇK-ja është emërues i përbashkët dhe vlera më sublime që vendi ka krijuar.Tasholli tha se gjatë luftës si i ri, e ka ndjerë në palcë pabarazinë dhe dëbimin nga shkolla e shtëpia.“Unë sikurse moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë, mbylljen e shkollave e dëbimin nga shtëpia. E ushtari i UÇK-së, e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtarit së të mirit, të cilët kanë qenë të shumët. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Unë ju falënderoj nga zemra që u jeni bashkuar thirrjes sonë, UÇK është vlera jonë”, tha Tasholli.“UÇK-ja ishte vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Ne si komb, njëzëri, siç na ka hije marshojmë kundër ndryshimit të historisë, marshojmë për drejtësi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e fillojnë nesër betejën e radhës, për të vërtetën dhe drejtësinë dhe si gjithmonë do të na kthehen faqebardhë e fitimtarë. Ne sot u bëmë bashkë dhe siç e shihni doli dielli”, tha Tasholli
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dy policë të lënduar gjatë ndërhyrjes në një rast demolimi në Drenas
- “Gruaja solli pistoletën, burri gjuajti! E dogjën viktimën dhe e groposën”, Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në lidhje me vrasjen në rajonin e Gostivarit
- Mbledhje të shtatë komisioneve kuvendore
- Vdes në rrethana të dyshimta në Rusi, përfaqësuesi i prodhuesit serb të armëve ‘Jugoimport’
- VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit
- Gashi: Asnjë material parlamentar nuk procedohet pa përkthim në gjuhën shqipe
- Vdekja e foshnjës në Klinikën e Gjinekologjisë, Aliu inicion mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese
- Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Shtipit
- “Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar
- 15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut