Hekurudha e Maqedonisë shënoi përvjetorin e 150-të

“Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” e shënuan solemnisht përvjetorin e 150-të, gjegjësisht përvjetorin që kur më 9 prill 1873 është lëshuar segmenti i pjesës nga Maqedonia i linjës transballkanike Vjenë – Selanik. Në kremtimin e jubileut u theksua rëndësia e transportit hekurudhor në lidhjen e njerëzve dhe bizneseve dhe përparësia e tij si transporti më ekologjik, ndërsa në fokus ka qenë qëllimi tjetër madhor- lidhja hekurudhore me lindjen dhe perëndimin.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se investimi në hekurudha është një investim i zgjuar, sepse trenat, siç tha ai, “janë mënyrë vitale e transportit të mallrave nëpër botë dhe përparësia e tyre është se ofrojnë efikasitet, ekonomi, kapacitet.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i njeh përparësitë e trafikut hekurudhor dhe për këtë arsye mbështetja jonë për hekurudhën përmes buxhetit të shtetit nuk mungon dhe me ndërtimin e korridorit hekurudhor 8 drejt Bullgarisë ndërtojmë të ardhme evropiane për ne, por edhe për hekurudhën. Ky investim për kompanitë tona nënkupton tregje të reja evropiane nëpërmjet transportit më ekonomik, vendos lidhje rajonale me portet në Burgas dhe Varna në Bullgari dhe së shpejti me Durrësin në Shqipëri, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë tonë, por edhe për bashkëpunimin në rajon në përgjithësi“, theksoi Bytyqi.

Me investimet në Korridorin 10, tha zëvendëskryeministri, vendi do të kthehet në një udhëkryq në zinxhirët e furnizimit.

Stefan Hudolin, shef i Departamentit për Bashkëpunim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, tha se hekurudha ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të çdo vendi sepse transporton mallra, lidh bizneset me tregjet dhe krijon vende të reja pune, ndërsa sot është me rëndësi sepse mbron mjedisin jetësor. Nëse para 150 vitesh është vendosur lidhja e parë hekurudhore, tha ai, në vitin 2023 fokusi është në përmirësimin e kësaj lidhjeje.

“Duhet të bëjmë maksimumin për të përmirësuar këto pjesë“, tha Hudolin, duke shtuar se është vendosur konstrukti financiar dhe ndihma e konsiderueshme nga instrumentet e paraqasjes, e kombinuar me kredi nga bankat dhe fondet.

Sa i përket pjesës drejt kufirit me Bullgarinë, ai theksoi se është një nga projektet kryesore në të cilin investon Bashkimi Evropian.

Ai njoftoi gjithashtu se në 15 vitet e fundit në bashkëpunim me autoritetet vendore janë bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore në vend.

Ceremoninë e hapi drejtori i HRMV -së Hari Llokvenec i cili tha se po flet në emër të mijëra punonjësve në shekullin e kaluar e gjysmë që janë ndërtuar në kujtesën institucionale të hekurudhës dhe se 150 vjet janë një jubile vizioni, vazhdimësie dhe patriotizmi të vërtetë.

“9 Prilli i vitit 1873 është një ditë e madhe dhe domethënëse – dita kur vizioni maqedonas u gjend në binarët evropian të zhvillimit… Me mbi 700 kilometra hekurudha në të gjithë vendin e HM-së na lidhin me portin e Selanikut në jug, në veri na lidhë me të gjitha 26 vendet, në perëndim me një projekt të përfunduar ku synimi ynë është të arrijmë në Durrës me këtë edhe në Itali. Sa i përket lidhjes historike hekurudhore me Republikën e Bullgarisë, e përsëris tani – do të bëhet realitet… Sot, për hir të së ardhmes, ju premtojmë edhe një herë se treni nga Shkupi në Sofje dhe anasjelltas do të lëvizë. Të gjithë jemi bashkuar në dëshirën që sa më shpejt të jetë e mundur të hipim në trenin nga Shkupi në Sofje. Nuk ka asnjë pengesë kur ekziston dëshirë dhe vizion i përbashkët“, theksoi Llokvenec.

Ai shtoi se punohet intensivisht në të dy segmentet – ku në maj do të shpallet thirrja publike për fazën e tretë dhe më komplekse me 24 tunele dhe 51 ura.