Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur, se në afërsi të Burgut të Shkupit (Shutkës) është gjetur drogë.
“Më datë 12.04.2023, në ora 20.40, në SPB Shkup, nga Burgu i Shkupit është denoncuar se në afërsi të objektet është gjetur marihuanë. Policët kanë kryer kontroll dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftim.