Gjenden dy granata dore brenda veturës në Prizren që ishte për servisim

Gjatë rregullimit të një veture dje në Prizren janë gjetur dy granata dore.

Në raportin e policisë thuhet se njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.