Shkëndija e Tetovës ka humbur në gjysëm finale në futbollin e femrave përballë ekipit lider në konkurencën e femrave poashtu nga Tetova Kff Luboten. Klubi i femrave ka pësuar një humbje të thellë me 13 gola të pranuar kurse vetëm një të shënuar përmes futbollistes më të mirë që njeh kampionati i femrave Hava Mustafa poshashtu nga Tetova që është është pjesë e kombëtares së Federatës së Maqedonisë.
Në këtë përballje të gjysëm finales në konkurencën e femrave të futbollit,Shkëndija ka shpërfaqur një lojë të dobët që tregon edhe rezultati . Shkëndija humbi poashtu nga i njëjti rival i qytetit edhe nga takimi i ligës para 2 muajve me 8 gola të pranuar . Drejtësinë nga ky takim e ndanë tre referët nga Tetova Bardhyl Ibrahimi si kyesor dhe asistentët e tij Imran Abazi dhe Aleksandar Gjorceski kurse vlen të theksohet se në këtë rivalitet referi nuk nadau asnjë karton ndëshkues dhe përjashtim nga loja.
Tani më Luboteni do të luaj në finale me ekipin e Kamenica Sasa në javën që vjen .Tetovasot
Gazetar sporti:Buran Musliu