Finlanda anëtarësohet nesër në NATO! Rusia shpall luftë? Vjen reagimi nga Kremlini

Teksa Finlanda po përgatitet për orët e fundit fundit që e ndajnë nga anëtarësimi zyrtar në NATO, ka ardhur dhe reagimi i Rusisë për këtë vendim.

Nëpërmjet një deklarate, zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, ka deklaruar se do të shtohet prezenca ushtarake ruse në Perëndim.

Reagimi është raportuar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, ndërsa nuk dihet nëse do ketë reagim edhe nga presidenti Vladimir Putin.

“Federata Ruse do të forcojë potencialin e saj ushtarak drejt Perëndimit dhe Veriperëndimit në përgjigje të hyrjes së Finlandës në NATO ”- thuhet në deklaratë.