Ekipi i Arsenalit përjetoi tmerrin – Avioni mori flakë në pistë, fatmirësisht nuk pati lëndime të futbollisteve
Një aeroplan në të cilën ndodhej ekipi i femrave të Arsenalit shpërtheu në flakë në pistë, duke i detyruar pilotët të anulonin ngritjen.
Kjo ndodhi të dielën, pasi Arsenali barazoi 2-2 me Wolfsburgun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Bild” raportoi se një dëshmitar deklaroi se avioni bëri një zhurmë të madhe përpara se të nisej në orën 19:30.
Flakët u dalluan duke dalë nga avioni, duke detyruar pilotët të anulonin ngritjen dhe të evakuojnë pasagjerët.
Një zëdhënës i aeroportit i tha gazetës gjermane se një goditje e shpendëve shkaktoi ndezjen e motorit.
Arsenali ka konfirmuar se askush nuk është lënduar në incident dhe ka falënderuar stafin në aeroportin e Wolfsburgut në Braunschweig për ndihmën.