E trishtë/ Gruaja vdes pesë orë pas funeralit të burrit

Gjashtë fëmijë kanë humbur babanë dhe nënën e tyre brenda ditës.

Sarah dhe Louis Nowak kishin qenë një çift i lumtur i martuar për gjashtë vjet, i pëlqenin pushimet në kampe dhe të kalonin kohë me familjet e tyre – derisa kanceri agresiv sulmoi trupin e amerikanit me mjekër.

“Ai luftoi vërtet, shumë fort,” i thanë vjehërrit e tij një gazete lokale. Megjithatë, më 19 mars të atij viti, Louis humbi luftën me kancerin.

Varrimi u bë më 1 prill. Vetëm pesë orë e gjysmë më vonë, Sarah Nowak ishte pasagjerja në një makinë që po udhëtonte pranë Palmyra (shteti amerikan Wisconsin).