Çahet asfallti në Semaj të Kaçanikut (VIDEO)

Banorët e fshatit Semaj të Kaçanikut kanë mbetur të bllokuar.

Kjo si pasojë e çarjes së asfalltit.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë është deklaruar kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

Ilazi tha për Klankosova.tv se po bëhet përpjekje për të krijuar një rrugë alternative.

“Drejtori sa erdhi prej terrenit. Nuk dihet nga ka ardhur rrëshqitja e asfalltit, sepse asfallti kishte rrëshqitur për një metër. Ju kam thënë inxhinjerëve që ta krijojnë një rrugë alternative. Distanca e rrugës është e shkurtër. Unë shprehi habinë time se si ka ndodhur sepse s’ka pasur as prurje të ujit nga reshjet”, tha Besim Ilazi për Klankosova.tv