Me vetëm shtatë deri në përfundim të sezonit aktual, Barcelona pothuajse e ka siguruar titullin e parë të kampionit në La Liga që prej vitit 2019.Katalonasit prijnë në tabelë me 76 pikë, 11 pikë më shumë se skuadra e dytë, Real Madridi, dhe detyra e vetme tani për ta është sigurimi i titulli sa më shpejt të jetë e mundur.Skuadra e Xavi Hernandez është lëkundur në javët e fundit, me disa mungesa të lojtarëve kryesorë që kanë pasur një efekt të dëmshëm në rezultate. Për fat të Barcelonës, skuadra e tyre e plotë është në dispozicion për përballjen e sotme kundër Real Betisit, në përjashtim të Sergi Robertos.Megjithatë, mund të mos jetë rasti i njëjtë për ndeshjen e mesjavës së ardhshme ndaj Osasunas, pasi pesë lojtarë rrezikojnë suspendimin.Alejandro Balde, Franck Kessie, Ferran Torres dhe Ousmane Dembele kanë të gjithë nga katër kartonë të verdhë, që nënkupton se dhe një tjetër i tillë do të suspendonte të ndëshkuarin me një ndeshje mos-lojë.Ndërkohë, në rast se Gavi do të ndëshkohej me karton të verdhë, do të suspendohej me dy ndeshje – pasi ka grumbulluar tashmë nëntë kartonë të tillë.Xavi do të jetë i etur që të ketë skuadrën e tij të plotë të Barcelonës në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit, dhe që të jetë kështu, disa lojtarë duhet të ruajnë disiplinën e lojês.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti nga Kamjani: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë Republikën
- Debati për pagat e funksionarëve: Sa paguhen në Maqedoninë e Veriut dhe si krahasohen me rajonin?
- Aliu: Parkingu në Qendrën Klinike do të jetë gati brenda vitit
- Policia serbe me detaje për rrëmbimin e Daniel Kajmakoskit
- DPHM: Java do të fillojë me reshje shiu, në vendet malore me reshje bore
- Horror në Shkup: Gruaja sulmohet nga një tufë qensh teksa vraponte pranë Vardarit!
- Drejtori i Policisë së Shqipërisë jep detaje për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova
- Këtë vit synohet që në mbi 200 shkolla të vendit mësimi të zhvillohet vetëm në një turn
- Fetai: Qeveria e vendosur të godasë rrënjët e krimit, jo vetëm majat e tij
- “Jurispudenca”, Azizi: Po korrigjojmë padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, procesi vazhdon