Shkruan: Ljubisha Nikolovski
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në paraqitjen e fundit tek Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore përgënjeshtroi të gjitha pretendimet që VMRO-DPMNE-ja opozitare kishte bërë publike prej javësh, e të cilat hidhnin hije mbi arsyeshmërinë e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10K dhe i detyroi krerët e partisë të kërkojnë falje dhe arsyetohen se asnjëherë nuk kanë qenë kundër ndërtimit të këtyre projekteve kapitale të infrastrukturës.
Artan Grubi nxori në shesh faktin se VMRO-DPMNE me vetëdije e ka mbështetur ligjin special që i jepte “Bechtel dhe Enka” të drejtën ekskluzive pa tender për të ndërtuar katër autostradat nga Korridoret 8 dhe 10D.
Ligji special për “Bechtel dhe Enka-n” si partner strategjik, u soll më 15 korrik, i miratuar me 55 vota “pro” nga 101 deputetë të pranishëm, pa “abstenime” dhe “kundër”, por VMRO-DPMNE me prezencën e saj siguroi kuorumin e nevojshëm.
Por, përkundër kësaj, kjo parti opozitare çdo ditë i jepte opinionit publik dozë informatash të brendshme nga spiuj se marrëveshja është e dëmshme për arsye të ndryshme.
Artan Grubi konfirmoi se ka pasur takime me liderin e VMRO-DPMNE-së Mickovski, i cili nga ana e tij është takuar me përfaqësuesit e “Bechtel-it dhe Enkës”, pastaj Grubi e ka takuar ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të VMRO-DPMNE-së, Misajlovski si dhe nënkryetarin e kësaj partie, Aleksandar Nikollovski lidhur me ligjin special dhe ndryshimet shtesë. Sipas Grubit, të gjithë janë pajtuar se duhen dhe se kanë propozimet e tyre për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, por ato zgjidhje nuk na i kanë dorëzuar asnjëherë.
Përpjekjet e qeverisë për të përgënjeshtruarr këto dezinformata përfunduan me akuza të reja nga kryesia e partisë, të cilave iu bashkuan një numër i madh mediash.
Para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Grubi dhe ekipi i ministrave përsëritën se ky ligj dhe marrëveshja parashikon që 51 për qind e resurseve të jenë vendore, ose mbi 600 milionë do të mbeten te kompanitë vendore. Me këtë u mohuan të gjitha akuzat se 70 për qind e punëtorëve do të ishin shtetas të huaj dhe se të gjitha paratë e projektit me vlerë një miliardë e treqind milionë euro do të shkonin për ta.
Përkundrazi, zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Financave Fatmir Besimi u shprehën kategorikë, kjo është një mundësi për të forcuar kapacitetet e kompanive vendore dhe për të krijuar vende të reja pune.
Sipas Besimit, kjo do të nënkuptojë drejtpërdrejt punësimin e së paku 3000 punëtorëve dhe hapjen indirekte të 5000 vendeve të tjera ose gjithsej 8000 vende të reja pune. Mbi 40 kompani vendore tashmë kanë rënë në kontakt me kontraktuesin e projektit, Bechtel dhe Enka, të cilat tashmë kanë zyrat e tyre në Shkup.
Nga pikëpamja e investimeve, nga këto 1.3 miliardë euro të parashikuara për pesë vite performancë, nominalisht janë 2% e BPV-së ose para të reja për investime nga buxheti, theksoi Besimi.
Çështja e parë që, sipas Grubit, në mënyrë tendencioze i imponohet opinionit nga VMRO-DPMNE është fshehtësia e pretenduar e kontratës. Kjo nuk është e vërtetë, ajo kontratë nuk është sekret shtetëror, tha Grubi, por sigurisht që ka informacione konfidenciale dhe nuk mund të publikohen vetëm disa pika. Por të tilla janë pothuajse të gjitha kontratat e lidhura nga NPRRSH dhe i referohen teknologjisë së punës së kompanisë. Kështu tha Grubi se nuk ka krim apo korrupsion. Marrëveshje të tilla ka në zonat TIRZ, me kompani të listuara në bursë, me BERZH dhe me Bankën Botërore.
Nuk ka penalitete dhe në kontratë nuk parashikohet pagesa e gjobave. Deri më tani, asnjë qindarkë nuk i është paguar kontraktorit. Pagesa e parë do të jetë avansi, dhe për çdo denar të paguar nga shteti do të publikohet në “Financat e hapura”. Kështu, qytetarët do të kenë pasqyrë për çdo pagesë që do të bëhet, tha Grubi.
Marrë nga Фронтлине.мк