Tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çka edhe e përgëzoi policinë, njofton Klankosova.tv.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit” ka shkruar Sveçla në Facebook.