AlternAtivA reagon kundër ASH: E kuptojmë nervozën e Aleancës, Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht

“E kuptojmë nervozën e Aleancës. Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht. Por, ne nuk mund të jemi përgjegjës për paaftësinë e tyre kadrovike dhe programore për t’u imponuar në Qeveri”, reagon Alternativa kundër ASH, e cila e akuzoi se bashkë me Lëvizjen BESA po kontrollohen nga VMRO-DPMNE.

AlternAtivA më tej shton se në asnjë moment nuk dëgjoi nga asnjë përfaqësues i partnerëve qeveritarë se Grupi i Punës do të merret edhe me propozime të tjera përveç me amendamentin kushtetues për përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Preambulë.

“Derisa të jetë në rend dite vetëm ai amendament, ne edhe pa pjesëmarrje në Grupin e Punës japim përkrahje blanko për integrimet evropiane të vendit. Ndërsa sa u përket kualifikimeve të tyre morale, skandaloze dhe hipokrite është mospranimi i amendamentit tonë kushtetues për mos vjetërsimin e veprave penale nga ana e Aleancës. A nuk e pranuan nga frika, apo për shkak të vetos nga Artan Grubi, e di vetë Aleanca”, reagoi AlternAtivA.