“A je çmendur?” Bebe Rexha shfaqet duke tymosur me Snoop Dogg, babai i “bën namin”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar një këngë të re me reperin e njohur Snoop Dogg.

E siç pritej kënga pati shumë sukses, e si duket për këtë Bebe Rexha dhe reperi kanë vendosur ta festojnë. Këngëtarja dhe reperi kanë publikuar një video, ku shihen duke tymosur, e këtë nuk e ka pritur as pak mirë babai i Bebes.

“Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po pi tymos, të pash në një video në internet? A je e çmendur?”, tregoi ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”