69-vjeçares me dhunë i merret qaforja e arit, arrestohet vjedhësi!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në Veles, është arrestuar një 42-vjeçar, pasi i njëjti duke përdorur dhunë ia ka marrë nga qafa zinxhirin e arit.

“Sot, (28.04.2023) rreth orës 16, nëpunësit policor nga SPB Veles kanë arrestuar S.D.(42) nga Velesi, i cili paraprakisht në rrugën “Ilindenska” në Veles, ka plaçkitur B.L.(69), prej të cilët me dhunë ka marrë qaforen e arit. Qaforja është gjetur dhe kthyer te pronarja, kurse S.D. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo