61-vjeçari në Elbasan përplas 2 djemtë që po udhëtonin me biçikletë, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një makinë që drejtohej nga një 61-vjeçar ka përplasur dy fëmijë të moshës 12 dhe 16 vjeç.

Ata po udhëtonin me biçikletë anash rrugës dhe pas përplasjes janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.