Zhgënjen Kosova, vetëm barazim me Andorrën në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1
Edon Zhegrova (59’) shënoi për “Dardanët”, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

Për Andorrën ishte pika e parë në këtë cikël kualifikues, kurse për Kosovën e dyta.
Te Andorra u shprehen të kënaqur për rezultatin e arritur sonte në Prishtinë.

“Një Andorrë e madhe merr pikën e parë në Kosovë”, është titulli i vendosur nga Federata e Futbollit e Andorrës (FAF) në raportin e publikuar për ndeshjen e natës së sotme.