Zelensky: Të na ndihmojë fuqia e lutjes në Ramazan që ta pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, derisa ka vizituar rajonin lindor të Donbasit.

“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë. Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në Twitter.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo