Zbulohet kushti i ri i Leaos për rinovimin e kontratës me Milanin

Rafael Leao ka kërkuar një rritje të madhe të fitimeve në bisedimet për rinovimin e kontratës me Milanin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi portugez ka kërkuar një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh, si dhe një bonus nënshkrimi prej 2 milionë eurosh.
Kushtet e kërkuara do të shihnin një rritje të fitimeve vjetore prej mbi 5 milionë euro duke pasur parasysh që Leao aktualisht fiton afërsisht 1.8 milionë euro.
Mediumi italian gjithashtu raportoi se drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, kanë zhvilluar bisedimet e fundit me lojtarin dhe familjen e tij, megjithëse nuk kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me kampionët në fuqi të Italisë skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Bisedimet për rinovim të kontratës mes palëve nisën në fillimit të vitit. Një pengesë e mundshme në negociata është ulja e kërkuar e klauzolës së lirimit të Leaos, e cila aktualisht është 150 milionë euro, aktive për disa javë në verë.

Më herët është raportuar se përfaqësuesit e yllit portugez kanë kërkuar që kjo shifër të ulet në 80 milionë euro, gjë që do ta bënte largimin e nga “San Siro” shumë më të mundur.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet që thuhet vazhdimisht se janë të interesuara për Rafael Leaon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo