Javën e kaluar bëri nam deklarata e Julianës, në lidhje me shoqërinë e babait të vet me heroin Azem Galica. Ajo kishte thënë se babai i vet e ka pasur në klasë Azem Galicën.
Mirëpo, “këtë huqje”, Xhuli u mundua ta sqaronte sonte në Darkën e Finalistëve.
Lexo Edhe:
Ajo tha se e kishte pasur fjalën për Fehmi Lladrovcin, ku kërkoi mirëkuptim nga publiku, me arsyetimin se qëndrimi i gjatë në izolim shkakton edhe lëshime të tilla.
“Jam munduar të them Fehmi Lladrovci e jo Shotë e Azem Galica, por duhet të na kuptoni edhe neve se jemi që tre muaj e gjysmë në Big Brother publik i dashur dhe shpeshherë ndoshta edhe gabojmë me vjet e me emra, por ju dua shumë dhe e di që më keni kuptuar në këtë situatë. Ju dua shumë!”, u shpreh Juliana.
“Po, po veç ty duhet të të kuptojnë”, u iu kundërpërgjigj Artani.
Derisa edhe Stresi e kundërshtoi duke i thënë se atë deklaratë e kishte përsëritur disa herë.
“Pyetja ka qenë shumë e qartë, e ke thënë mbi dhjetë herë. Edhe maicat liria ka emër i ke marrë e i ke shtruar si çebe. Këtu po na shitni fore, ato shitni në tregun e gjelbër e jo këtu”, u shpreh Stresi.