Xhaka me Zvicrën zbarkuan në Beograd nën kujdesjen e sigurimit zviceran, u përcollën nga policia serbe


Kombëtarja e Zvicrës ka zbarkuar në Serbi mbrëmë.

Granit Xhaka me shokë u panë duke dalë nga aeroporti i Beogradit për ta vazhduar me autobus rrugën drejt Novi Sadit, aty ku u vendosën mbrëmë.

Futbollisti kosovar me shokë kanë qenë nën kujdesje të sigurimit zviceran gjatë tërë kohës, ndërsa janë përcjellë drejt qytetit ku do të luajnë nga policia serbe.

Mediumi zviceran “Blick” ka raportuar se nuk ka pasur asnjë incident dhe asnjë problem në mbërritjen e “Nati” në Serbi.