Vrasja e tri grave në Tiranë, Begaj: Ky mentalitet duhet të ndryshojë rrënjësisht

residenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave në Tiranë.

Begaj e dënoi ashpër rastin dhe kërkoi që të veprohet në bazë të ligjit.

Ai tha se ky mentalitet duhet të ndryshojë tërësisht.

“Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, tha Begaj.

Ramazan Hutra, i dyshuari për aktin makabër u arrestua nga ana e policisë