Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos rreth orës 21:00 ku një person ka mbetur i vdekur në vend dhe dy persona të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve të para për mediat, thuhet se viktima është një grua dhe ishte banakiere në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Mësohet po ashtu se gruaja është qëlluar gabimisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe autorët.