Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard në Ukrainë

Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard 2A4 në Ukrainë pas Pashkëve, sipas ministres panjolle të Mbrojtjes, Margarita Robles.

Tanket e prodhimit gjerman nuk janë përdorur që nga vitet 1990, u tha Robles ligjvënësve, duke shtuar se Spanja i kishte riparuar ato dhe do të testonte gatishmërinë e tyre luftarake përpara se t’i dërgonte për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të zmbrapsur pushtimin rus.

Spanja do të riparojë katër tanke të tjera që do të dërgohen shumë shpejt, tha ajo.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo