Sekuestrohen 800 kg kokainë në Norvegji, konfiskimi më i madh në vend

Policia norvegjeze njoftoi të enjten se sekuestroi rreth 800 kilogramë kokainë të gjetur në një ngarkesë frutash në Oslo.

“Kjo është konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë në Norvegji,” tha shefi i policisë së Oslos Grete Lynn Metlind në një konferencë shtypi.

Sasia e kokainës së kapur në Oslo është dy herë më e madhe se sa autoritetet norvegjeze kanë kapur në mënyrë kumulative në pesë vitet e fundit.

Udhëheqësi shtoi se tregtarët e drogës vlerësohej të fitonin disa qindra milionë korona norvegjeze (dhjetëra milionë euro) nga shitja e drogës.

Operacioni i policisë norvegjeze që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e kokainës u zhvillua këtë javë në një vend të pazbuluar në kryeqytet. Por nuk ka asnjë të arrestuar.