Rusia u premton para studentëve dhe të papunëve për të luftuar në Ukrainë


Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar mungesat në ushtri. Sipas mediave të huaja, ata u kanë ofruar shpërblime si para apo përfitime të tjera, ndërsa zyrat e regjistrimit po punojnë me universitet dhe agjencitë e shërbimeve socoale për të joshur studententët dhe të papunët.

Ndërsa luftimet vazhdojnë, të dyja palët po përgatiten për kundërsulme që mund të shkaktojnë shumë viktima dhe makineria e luftës së Putinit ka nevojë për më shumë rekrutë të rinj.

Një mobilizim në shtator i 300,000 rezervistëve, shkaktoi panik në të gjithë vendin, pasi shumica e burrave nën 65 vjeç tani janë zyrtarisht pjesë e rezervave.

Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga Rusia për shkak të mobilizimit.