Rrahu dhe tentoi të përdhunonte një 19-vjeçare, arrestohet shqiptari në Greqi


Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dhunë fizike ndaj një vajzeje 19-vjeçareje vendase, e cila po trajtohet në një spital në Selanik.

Sipas raportimeve, pasditen e djeshme vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria, se në orët e para të së njëjtës në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës.

Mësohet se i riu shqiptar u arrestua nga efektivët e policisë greke, pasi u konstatua se edhe më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetaseje 22-vjeçare, në një pallat në qendër të Selanikut.
Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi. Ndërkohë materialet proceduriale për 25-vjeçarin i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.