Rita Ora ngriti temperaturat me postimet që ndau të dielën në Instagram nga arratisja e saj në Dubai. Këngëtarja, 32-vjeçe, ka veshur një korse ngjyrë vjollcë me të bardhë me një fustan të shkurtër të ngjashëm, ndërsa ka pozuar nga pjesa e pasme e një jahti. Dukjen e ka kompletuar me byzylykë dhe vathë, e cila po ashtu zgjodhi një grim më të rëndë dhe një buzëkuq të theksuar.

Bukuroshja shqiptare po qëndron prej disa ditësh në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të angazhimeve me koncerte. Ajo performoi në natën e hapjes së ‘ZUHA Island by Zaya’, një koleksion me 30 vila ultra luksoze buzë detit në një ishull privat në Dubai.

Veç këtyre, krijuesja e hitit “Anywhere” solli edhe plot imazhe të tjera provokuese nga qëndrimi në Dubai.

Ky udhëtim i Ritës vjen pak ditë pas ceremonisë së Vanity Fair të “Oscars”, ku ishte e pranishme me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Çifti, që u martuan vitin e kaluar, mahnitën sërish me elegancën dhe sharmin.