Serhio Ramos vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij. Qendërmbrojtësi spanjoll po kalon vitin e dytë në kryeqytetin francez me Paris Sen Zhermenin, por kontrata e tij skadon në verë.
37-vjeçari ka ofertë nga PSZH për vazhdimin e kontratës, por ai ende nuk e ka marrë këtë vendim. Për spanjollin ka një tjetër ofertë e cila e ka tunduar shumë atë për të ardhmen e tij.
Sipas gazetës së madhe franceze L’Equipe, mbrojtësit spanjoll i ka ardhur në duar një ofertë prej 30 milionë euro në sezon nga skuadra arabe Al-Hilal. Ramos që fiton 15 milionë euro në sezon ende nuk i ka kthyer një përgjigje skuadrës arabe dhe po merr kohë duke e vlerësuar atë.
Gjithsesi interesim për qendërmbrojtësin ka shprehur edhe skuadra e tij e parë në karrierë Sevilja që dëshiron ta rikthejë në La Liga.